Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Luis Servais.
Veliu gjatë këtij takimi vlerësoi se është tejet me rëndësi që institucionet e Kosovës të rifillojnë fushatën për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në këtë takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy vendeve sidomos në mes dy policive për luftimin e të gjitha formave të krimit dhe terrorizmit. Në këtë aspekt ministri Veliu u shpreh i kënaqur që Policia e Kosovës ka arritur standarde dhe vepron sipas standardeve ndërkombëtare.
Sipas njoftimit për media, Veliu e falënderoi shefin e zyrës belge për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës, në konsolidimin e shtetit si dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e ligjit.
Ndërsa Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në përmbushjen e obligimeve të agjendës evropiane dhe fuqizimin e ligjit në Kosovës.
-
Belgjika mbështet pavarësinë dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike
-
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me policinë e Belgjikës
-
Sveçla u kërkon zyrtarëve francezë përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave
-
Belgjika i premton mbështetje Kosovës në rrugën euro-atlantike
-
Belgjika premton mbështetje për Kosovën në liberalizimin e vizave