Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hill pas lirimit të tre policëve kosovarë: Presim përpjekje shtesë për shtensionim

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka mirëpritur lirimin e tre policëve kosovarë, që ishin kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosaovës.

Hill ka thënë për “Kosovo Online” se tash duhet bërë përpjekje shtesë për shtensionim të mëtutjeshëm të situatës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne e mirëpresim vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në depërshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës aktuale”, ka thënë Hill.

Policët e Kosovës ishin kidanpuar më 14 qershor, ndërsa ata janë liruar sot nga Gjykata në Kralevë dhe do të mbrohen në liri.

Hill ka thënë se është urgjente të zbatohet plani trepikësh i Bashkimit Evropian dhe të rikthehen palët menjëherë në dialog.