Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha sot në Beograd se përshkallëzimi i dhunës në Banjskë të Kosovës është “ngjarje tragjike” dhe se po shqyrtohen hapat e mëtejshëm.
Ai ka deklaruar se po zhvillohen procese për të inkurajuar dialogn.
“Ne të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës dhe gjithmonë mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik. Po zhvillohen procese për të inkurajuar dialogun”, tha Hil, shkruan Danas.rs.
Hill tha gjithashtu se procesi diplomatik duhet të forcohet në ditët dhe javët në vijim.
“Kjo situatë po trajtohet shumë seriozisht dhe po zhvillohen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren”, tha ai.
Edhe
Hill: Sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Në përkrahje të sulmuesve të vrarë, Serbia ka shpallur ditë zie sot, ndërkaq Lista Serbe ka shpallur tri ditë zie në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Të hënën në Banjskë të Zveçanit nga sulmues serbë, është vrarë një polic i Kosovës dhe janë plagosur tre. Gjithashtu janë vrarë tre sulmues serbë.
-
Hill: Ngjarja në Banjskë s’i ndihmon as Serbisë e as serbëve në Kosovë, Beogradi të kryejë hetim serioz
-
Hill s’pajtohet se ka shkelje të marrëveshjes nga Serbia, thotë se procesi është shumë më i ndërlikuar
-
Ambasadori britanik: Serbia të marrë masat e duhura që Radoiçiqi dhe të tjerët të sillen para drejtësisë
-
Hovenier: Autorët e krimit të tmerrshëm në Banjskë të mbahen përgjegjës