Prokuroria ka nisur hetimet për keqpërdorimet me çmimet e barnave dhe materialet shpenzuese gjatë vitit 2016, raporton KTV.
Se po hetohet ky skandal, prokuroria njoftoi vetëm një ditë pasi Instituti Columbus publikoi hulumtimin, i cili shpërfaq keqpërdorimet milionëshe që janë bërë me blerjen e barnave të listës esenciale nga Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2016.
Një ditë pasi u publikua hulumtimi i Institutit Columbus për keqpërdorimet milionëshe me blerjen e barnave të listës esenciale dhe materialit shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë nga viti 2016, është aktivizuar prokuroria.
Prokurori i Prokurorisë së Shtetit, Besim Kelmendi, përmes një emaili informues, ka bërë të ditur se ka nisur hetimet pas publikimit të këtij raporti.
E për hetime bashkëpunues është deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ai, në emisionin Interaktiv të KTV-së, tha se do të ofrojë bashkëpunimin e tij dhe është i gatshëm për një hetim të tillë.
Të martën instituti “Columbus” prezantoi raportin, përmes të cilit, faktoi abuzimet që ishin bërë gjatë vitit 2016 me buxhetin për blerjen e barnave të Listës Esenciale për spitale publike.
Edhe
Prokuroria e Shtetit heton blerjen e barnave deri në 2000 për qind më shtrenjtë se çmimi real
Sipas këtij raporti, barnat e listës esenciale ishin blerë më shtrenjtë sesa çmimet reale nga 100 për qind deri në dy mijë për qind.
-
6 milionë euro më shumë për barna pas ndërprerjes së kontratave të dëmshme që i shpërfaqi hulumtimi nga KOHA
-
Hetimin mbi “depon e keqpërdorimeve farmaceutike” e merr përsipër Departamenti i Krimeve të Rënda
-
Prokuroria heton blerjen e barnave deri në 2000 për qind më shtrenjtë se çmimi real
-
Barnat e listës esenciale blihen 100 deri 2000 për qind më shtrenjtë