Miliona euro ka kursyer Ministria e Shëndetësisë pas ndaljes se blerjes së barnave me çmime abuzive, skandal i zbuluar fillimisht nga Instituti "Columbus" në bashkëpunim me grupin "Koha".
Ministri Uran Ismaili ditën që “Columbusi” dhe “Koha” patën publikuar hulumtimin "Depoja e Keqpërdorimeve Farmaceutike" ishte zotuar që do t’i ndalojë kontratat me çmime abuzive.
Ndërprerja e këtyre kontratave, sipas ministrit Ismaili, ka bërë që pacientët të kenë 6 milionë euro më shumë barna, raporton KTV.
Të gjitha kontratat e nënshkruara që nga vitit 2016 deri në vitin 2018, për blerjen e barnave nga ana e Ministrisë se Shëndetësisë, janë bërë subjekt i hetimeve të Prokurorisë së Shtetit.
Mashtrimi me çmim, sipas hulumtimit të Institutit “Columbus”, i cili ka zgjatur rreth 2 vjet, ka nisur nga 100 për qind deri në 2 000 për qind me shtrenjtë se sa çmimet reale të barnave të listës esenciale.
Sipas hulumtimit , dëmi financiar është më shumë 15 milionë euro.
-
6 milionë euro më shumë për barna pas ndërprerjes së kontratave të dëmshme që i shpërfaqi hulumtimi nga KOHA
-
Ramaj: “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike” ndërroi klimën e blerjes së barnave
-
Ismaili: Ndalëm korrupsionin në blerjen e barnave, shpëtuam mbi 6 milionë euro
-
Hetimin mbi “depon e keqpërdorimeve farmaceutike” e merr përsipër Departamenti i Krimeve të Rënda
-
Ndërpriten kontratat “abuzive” për blerjen e barnave të shtrenjta