Arbëri

Prokuroria e Shtetit heton blerjen e barnave deri në 2000 për qind më shtrenjtë se çmimi real

Një ditë pas publikimi të raportit “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike” dhe shfaqjes s[ dokumentarit me të njëjtën tematikë, autor i së cilës është instituti “Columbus”, Prokuroria e Shtetit është aktivizuar, njofton komunikata e Institutit Columbus.

Sipas kumtesës së Columbusit që e transmetoin Koha.net, prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, përmes një email informues drejtuar Institutit “Columbus” ka sqaruar se me iniciativën e tij raporti është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për hetim të mëtutjeshëm.

“Ju njoftoj se duke u bazuar ne raportin "Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike - Blerjet e barnave të listës esenciale shumëfish më shtrenjtë sesa çmimet në treg", të cilin e keni publikuar dje, unë sot, me datë 30.05.2018, e kam dërguar të njëjtin raport në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kam kërkuar që të fillohet me grumbullimin e informatave për verifikimin e dyshimeve te ngritura”, thuhet në emailin e prokurorit Kelmendi, njofotnon komunikata .

Dje instituti “Columbus” ka prezantuar raportin, përmes të cilit ka faktuar që Ministria e Shëndetësisë ka abuzuar me buxhetin për blerjen e barnave të Listës Esenciale për spitale publike duke i blerë më shtrenjtë sesa çmimet reale nga 100 për qind deri në 2000 mijë për qind. Abuzimi me blerjen e barnave ka vlerë milionëshe dhe ka nisur të bëhet që nga fillimi i vitit 2016.

“Columbus” mirëpret gatishmërinë e Prokurorisë së Shtetit për të zbardhur dyshimet për keqpërdorimin e blerjeve të barnave të Listës Esenciale dhe pret nga ky institucion hetim të detajuar për këtë rast.

Instituti “Columbus” do të vazhdojë ta monitorojë blerjen e barnave përmes prokurimit publik, dhe veprimet që do të ndërmarrin institucionet e drejtësisë kur bëhet fjalë për dyshimet për keqpërdorime në këtë fushë.

Raporti dhe dokumentari “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike” është përkrahur nga KFOS - Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

*Instituti “Columbus” është anëtar i koalicionit për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik - Pro Open

Linku i raportit të plotë, publikuar dje.

https://www.instituticolumbus-ks.com/publikimet/Raporti_DEPOJA%20E%20KEQPËRDORIMEVE%20FARMACEUTIKE.pdf

 

Lexoni edhe: Barnat e listës esenciale blihen 100 deri 2000 për qind më shtrenjtë