Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dalë kundër zërave në partinë e tij dhe në partinë tjetër opozitare, Vetëvendosje, për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, VV-ja duhet të harrojë një partneritet me LDK-në, nëse nuk ndryshon mendim për ish-presidentin Ibrahim Rugovën. Kjo sepse, sipas Hazirit, lidershipi i VV-së e ka cilësuar Rugovën si kryetradhtar të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTahiri i LDK-së kërkon koalicion parazgjedhor me VV-në
Bislimi: Ka gatishmëri edhe nga ne edhe nga LDK për koalicion
“Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figures së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK’në!” ka shkruar ai në Facebook.
Vetë lideri i tashëm i LDK-së, Isa Mustafa, së fundmi ka pasur disa takime me kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Sipas zyrtarëve të të dy partive, ka pasur afrim qëndrimesh dhe shenja pozitive se në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë koalicion qoftë parazgjedhor, ose paszgjedhor.