Gjilan, 30 Qershor- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në seancën e së enjtes e ka cilësuar Organin Shqyrtues të Prokurorimit (OSHP) “çerdhe të krimit, e cila kontrollohet kryesisht nga PDK-ja”, shkruan sot Koha Ditore.
Këto akuza ai i ka bërë në debatin për raportin e punës për kompaninë “Ecohigjiena”.
Mllefi i Hazirit me OSHP-në ka të bëjë me anulimin e tenderit komunal për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, i cili kap një shifër prej 895 mijë eurove, ku OSHP-ja e kishte urdhëruar Zyrën e Prokurimit në Gjilan që tenderi t’i jepet kompanisë, që kishte ofertuar me çmimin më të lirë dhe jo kompanisë së pastrimit, e cila është në partneritet publiko-privat “Ecohigjiena”, e cila kishte ofertuar me një çmim më të shtrenjtë.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
OSHP-ja gjen për herë të dytë shkelje në tenderin 2-milionësh të Komunës së Prishtinës
-
Hyseni thotë se dy çerdhe që po ndërtohen në Gjilan, pritet të hapen këtë vit
-
Hyseni pas vrasjes së trefishtë: S’do të lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme
-
OVL–UÇK-ja thotë se ishte i qëllimshëm sulmi ndaj Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”
-
Mihali - Ramës: Do të shkosh në koshin e mbeturinave që i ke grumbulluar vet