Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita e kritikon Komunën në Gjilan se nuk po e shkëput kontratën me “Ecohigjienën”, kjo thotë se po e shqyrton

Komuna e Gjilanit i ka dhënë afat deri më 31 dhjetor ndërmarrjes së pastrimit

“Ecohigjiena” për shkëputjen e marrëveshjes së partneritetit.

Fillimisht, javë më parë, kryetari Lutfi Haziri e paralajmëroi ndërmarrjen, e cila funksionon në partneritet publiko-privat me komunën, që do ta shkëpusë kontratën në mënyrë të njëanshme.

Por kjo e fundit e kërcënoi komunën se do ta dërgojë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Kështu, komuna ka nisur negociata me ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje.

Opozita ka kritikuar qeverisjen komunale pasi, sipas saj, shkëputja e kontratës me këtë ndërmarrje është dashur të ndodhë qysh moti.

Edhe Gjilan, kompania e pastrimit kundër ndërhyrjes së Komunës në punët e saj Arbëri Gjilan, kompania e pastrimit kundër ndërhyrjes së Komunës në punët e saj

Sipas saj, ndërmarrja ka një vit që nuk ka sjellë asnjë raport financiar në Kuvendin Komunal, pavarësisht kërkesave.

Ndërmarrja, sipas komunës, gjithnjë është arsyetuar me mosinvestime shkaku i shlyerjes së borxheve të viteve të kaluara.

Zyrtarë të Ecohigjienës nuk kanë mundur gjatë të hënës të japin një qëndrim lidhur me situatën e krijuar.