Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka kërkuar nga Komuna e Gjilanit që të anulojë përfundimisht tenderin për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, e cila kap koston afro 900 mijë euro. Kjo, ngase dy kompanitë të cilat kanë ofertuar janë vlerësuar si të papërgjegjshme, por edhe zyra e prokurimit kishte bërë gabime në procedurën në fjalë.
Kështu gjykata e tenderëve me këtë propozim i ka hapur rrugë Komunës së Gjilanit që të zhvillojë procedurat e ritenderimit . Ndryshe kompania “EL Bau” dhe kompania e pastrimit “Ecohigjiena” të cilat kanë ofertuar në tenderin për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese kishin zhvilluar një garë të ashpër përmes ankesave në drejtim të OSHP-së, për të drejtën se kush është fituesi ligjor i tenderit në fjalë, ndërsa Komuna e Gjilanit kishte mbetur pa shërbimet e pastrimit me muaj të tërë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa OSHP-ja ka dhënë sqarimet se cilat janë arsyet për të cilat duhet të anulohet përfundimisht tenderi i mirëmbajtjes. “Komuna e Gjilanit në kundërshtim me dispozitat dhe rregullat e LPP-së ka aplikuar masën dhe parallogarinë kundrejt ofertuesve...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Anulohet sërish tenderi për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në Gjilan
-
Refuzohet oferta e “Ecohigjienës” për mirëmbajtjen e hapësirave publike në Gjilan
-
Pastrimi i qytetit, peng i zvarritjes së tenderit për mirëmbajtje
-
U ndërpriten kontratat e punës 24 punëtorëve të pastrimit
-
OSHP-ja anulon tenderin 99 mijë eurosh për furnizim të QKMF-së në Drenas me pajisje stomatologjike