Menxhmenti i kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena” ka ndjekur rrugët ligjore për mbledhjen e mjeteve financiare nga Komuna e Gjilanit, që janë konsideruar borxhe për shërbime të mirëmbajtjes së hapësirave publike, kurse përmbaruesi privat ka bërë të mundur që afro 165 mijë euro të derdheshin në llogarinë e kompanisë.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se kompania e pastrimit ka vepruar në mënyrë të njëanshme me angazhimin e përmbaruesit privat dhe marrjen e mjeteve financiare, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka deklaruar se kërkojnë një zgjidhje për problemet, të cilat kanë lindur në këtë kompani në një afat brenda 30- ditësh ose në të kundërtën do ta prishin marrëveshjen e Partneritetit Publik- Privat (PPP) me të cilën funksionon “Ecohigjiena”, ku hisedar janë partneri austriak me 51 për qind të aksioneve dhe Komuna me 49 për qind.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Gjilan, kompania e pastrimit kundër ndërhyrjes së Komunës në punët e saj
-
Opozita e kritikon Komunën në Gjilan se nuk po e shkëput kontratën me “Ecohigjienën”, kjo thotë se po e shqyrton
-
Projekti i partneritetit publiko - privat në krizë
-
Kompania e pastrimit synon ta arkëtojë borxhin 2- milionësh me përmbarues
-
Objektet komunale të Gjilanit prej tre vjetësh pa sigurim fizik