Komuna e Gjilanit dhe kompania e pastrimit “Ecohigjiena” kanë afat që brenda 1 muaji të arrijnë të zgjidhin mosmarrëveshjet ose në të kundërtën palët mund ta ndërpresin kontratën në mënyrë të njëanshme.
Kjo kontratë është lidhur në vitin 2012. Komuna e Gjilanit në këtë kompani ka në zotërim 49 përqind të aksioneve, kurse partneri austriak ka 51 përqind të aksioneve. Kurse çështjet për të cilat do të ulen dhe do të bisedojnë të dyja palët kanë të bëjnë me investimet, ngase qeverisja komunale vlerëson se partneri austriak nuk e ka përmbushur zotimin për investimet, të cilat ishin paraparë në kontratë në vlerë prej 1 milion e gjysmë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Xhelal Jetishi, anëtar i Komisionit të Aksionarëve, thotë se Komuna është duke bërë përpjekje që të zgjidhin mosmarrëveshjet me partnerin privat dhe se këta të fundit duhet të tregojnë se janë në gjendje të përmbushin zotimet e tyre ose në të kundërtën komuna do të detyrohet të shkëpusë kontratën. Thotë se interesi i Komunës në këto negociata, të cilin ai e përfaqëson është të vazhdohet me këtë partneritet dhe se komisioni do të negociojë kushtet e kontratës.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Gjilan, kompania e pastrimit kundër ndërhyrjes së Komunës në punët e saj
-
Opozita e kritikon Komunën në Gjilan se nuk po e shkëput kontratën me “Ecohigjienën”, kjo thotë se po e shqyrton
-
Partnerët austriakë në “Ekohigjienë” kërcënojnë Komunën e Gjilanit me padi në Gjykatën e Arbitrazhit
-
Ndërpritet partneriteti i Gjilanit me austriakët për kompaninë e pastrimit
-
Kompania e pastrimit në Gjilan u jep një muaj afat borxhlinjve