Zyra e prokurimit e Komunës së Gjilanit, në vazhdimësi është përballur me vërejtje nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).
Qeverisja lokale e Gjilanit për 4 vjet e ka injoruar këtë problem duke mos marrë masa për evitimin e parregullsive, të cilat janë paraqitur në këtë zyrë. Në raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është theksuar se sektori i prokurimit është një çështje sfiduese për të cilin duhet të ketë adresim, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nëse nuk arrihet të zgjidhet problemi deri në muajin dhjetor ata do të detyrohen që të shuajnë këtë zyrë, ngase nuk është në gjendje të realizojë detyrat shkaku i mungesës së stafit, ku vetëm një zyrtare është e certifikuar. Zyrtarët e tjerë të cilët punojnë në këtë zyrë janë suspenduar nga Komuna, ngase prokuroria ka ngritur aktakuzë për veprat që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Objektet komunale të Gjilanit prej tre vjetësh pa sigurim fizik
-
Gjilani në pritje të Qeverisë për punësimin e 6 profesionistëve
-
Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e kryetarit të Gjilanit
-
Opozita e cilëson raportin e kryetarit kopje të vitit paraprak
-
Në Gjilan mbyllen shërbimet në Drejtorinë e Kadastrit, për të parandaluar përhapjen e COVID-19