Lëvizja Vetëvendosje, të martën, në një konferencë për media i ka kërkuar dorëheqjen kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas këtij subjekti, Haziri po dëshmon paaftësi në udhëheqjen komunale, i cili sipas tyre deri tani nuk ka arritur që të përmbyllë procesin e formimit të qeverisjes komunale dhe të menaxhojë me proceset e ndryshme brenda komunës, e cila ka mbi 90 mijë banorë.
Fehmi Sylejmani, ushtrues detyre i degës së VV-së në Gjilan, ka deklaruar se qytetarët e komunës nuk i pranojnë justifikimet e kryetarit të komunës që ndërlidhen me degradimet e qytetit dhe telashet ligjore, të cilat janë shpërfaqur edhe me ngritjen e aktakuzave ndaj zyrtarëve komunalë si dhe mangësi të tjera ligjore.
Ai ka thënë se kryetari i komunës nuk po arrin që të merret vesh as me subjektet e tjera politike për lidhjen e një koalicioni me qëllim udhëheqjen e komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për të zgjedhur kryesuesin
-
Opozita i ndan “mirënjohje” kryetarit të Gjilanit
-
Kryetari Haziri paralajmëron shuarjen e Zyrës së prokurimit
-
AAK-ja dhe Nisma mohojnë koalicionin me LDK-në në Gjilan
-
Vetëvendosje kritikon qasjen e kryetarit të Gjilanit ndaj arsimit me performancë