Këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje, në shenjë proteste ndaj injorimit të problemeve në arsim, kryetarit Lutfi Haziri i kanë vendosur një stufë para zyrës së tij.
Në seancën e Kuvendit Komunal, sipas këtij subjekti, kryetari Haziri ka përdorur një gjuhë injorante ndaj problemeve të infrastrukturës, me të cilat janë duke u ballafaquar shkollat në këtë komunë. Ata kanë deklaruar se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka injoruar shqetësimet e ngritura nga këshilltarja komunale e VV-së për gjendjen e objektit të shkollës fillore “Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglar, shkruan sot Koha Ditore.
Arbresha Kryeziu-Hyseni, këshilltare komunale e VV-së, ka deklaruar se imazhet e shkollës në fjalë janë të mjerueshme, ku edhe më tej shkolla ngrohet me stufë me dru dhe dyert e dritaret janë të shkatërruara, dhe se inventari i shkollës është i vjetër.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Opozita i ndan “mirënjohje” kryetarit të Gjilanit
-
Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e kryetarit të Gjilanit
-
LDK-ja akuzon Vetëvendosjen në Gjilan: Avaritë dhe shkeljet nuk kanë të ndalur
-
Hyseni s’ka pritur që Haziri t’ia dorëzojë detyrën me ceremoni
-
Opozita në Gjilan me vërejtje për projektet të cilat nuk po përfundohen sipas afateve