Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar drejtësi për Agon Musliun, i cili humbi jetën tragjikisht në qendrën e studentëve, e cila ishte shndërruar në karantinë vitin e kaluar për të infektuarit me COVID-19.
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka humbur tragjikisht një djalosh, i cili potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës.
“Sot një vit Kosova e humbi tragjikisht një djalosh, që potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës. Agon Musliu ishte student i shkëlqyer të masterit, i cili sapo kishte nisur hapat e tij të profilizimit, në Gjermani. Kërkoj sërish nga organet e drejtësisë që të zbardhet deri në fund kjo njollë e zezë e Kosovës në fillim të pandemisë. Kërkojmë drejtësi për Agonin. Kosovës, Gjilanit e në veçanti familjes së tij, i duhet drejtësia”, shkruan Haziri.
-
Haziri pohon se nuk ishte në dijeni se Agon Musliu pati probleme mendore
-
Haziri insiston që të mos politizohet rasti i Agon Musliut
-
Vdekja në karantinë: Babai i Agon Musliut fajëson kryeministrin Kurti dhe dy ministrat e tij
-
Haziri e quan alarmante situatën me COVID-19, bën thirrje për vaksinim
-
Haziri kërkon vaksinim 24 orë në 7 ditë