Të tronditur kanë mbetur familjarët dhe të afërmit e Agon Musliut nga vdekja e tij, të dielën.
26-vjeçari nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit, i cili ishte kthyer nga Gjermania një ditë më herët, vdiq në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Studentëve.
Babai i tij, Naim Musliu, ka treguar se djali Agoni kishte probleme shëndetësore dhe këtë kishte tentuar disa herë t’ua bënte me dije institucioneve që u kishte kërkuar të mos karantinohet në Qendrën e Studentëve, raporton KOHA.
Musliu është i zhgënjyer me institucionet e Kosovës, derisa fajtorë për humbjen e fëmijës së vetëm të tij i ka bërë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Musliu thotë se stresi të birit iu shtua nga situata me koronavirus, pasi ai kishte mbetur i vetëm në Gjermani, vend ku kishte shkuar para dy muajsh.
Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kishte kërkuar nga Qendra Operative në Prishtinë që Musliu të mos dërgohet në karantinë.
Edhe
Haziri: Kërkojmë drejtësi për Agon Musliun
Haziri ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti dhe që i njëjti të mos politizohet.
26-vjeçari, Agon Musliu, kishte shkuar në Gjermani më 6 mars për të kryer studimet master në shkenca kompjuterike.
Musliu u kthye të shtunën në Kosovë dhe sikurse shtetasit kosovarë, të cilët po kthehen në vend për të parandaluar përhapjen e COVID-19, u vendos në Qendrën e Studentëve në kryeqytet që po shërben si karantinë.
-
Tetë muaj nga vdekja e Agon Musliut, prindërit e tij paralajmërojnë padi ndaj Qeverisë Kurti
-
Personeli shëndetësor japin një version tjetër: Agon Musliu s’dukej i shqetësuar
-
Haziri pohon se nuk ishte në dijeni se Agon Musliu pati probleme mendore
-
Kriteret për karantinë: Shumica e atyre që erdhën me Musliun shkuan në vetizolim