Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për foshnjën e cila dyshohet se e vdekur u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës.
Por, Haziri ka thënë se përgjegjësi duhet të vijë nga niveli qendror.
Në një shkrim në Facebook ai ka shkruar se vetëm në kohën e Qeverisë Kurti ka ndodhur që një foshnje të futet në rrobalarëse, ministria të mbetet pa ministër e të bllokohet një pjesë e territorit.
“Vetëm në këtë zaman ka ndodhë që një foshnje të futet në lavatriçe! Zaman pa ministër të Shëndetësisë. Zaman me 17 % të territorit të bllokuar e nën bojkot! Me kryeministër e president që e kanë zbulu Putinin e Ballkanit! As një bebe të vogel nuk e shpëtuan dot. Nuk e shpëtuan as studentin e shkëlqyer, Agon Musliu, gjatë pandemisë. Kush e kish mendu këtë zaman?! Kush po beson se e ‘shpëton’?!” ka shkruar Haziri.
Duam përgjegjësi në Prishtinë e jo në Pejë, ka shkruar Haziri duke shtuar se dëshiron drejtësi për foshnjën.
-
LDK-ja e bën përgjegjës Kurtin për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës, kërkon shkarkime
-
Skandali me foshnjën në Pejë: Drejtori i shkarkuar akuzon për ndërhyrje politike
-
Opozita kërkon dorëheqjen e Kurtit pas rastit të foshnjës në Pejë
-
Spitali i Pejës ndryshon përgjigjen: Për rastin e foshnjës njoftuam SHSKUK-në, por jo edhe MSH-në
-
Abdixhiku: Qeveri e paaftë, s’mund ta emërojë një ministër