Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti është mënyra më e duhur për t’i hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare, duke thënë se ai s’ka ndërtuar konsensus me opozitën.
Sipas Hazirit, kurthi politik për shpërbërjen e Kuvendit po tentohet të shfrytëzohet si arsyetim “që Koaovën ta mbajë të ndarë politikisht”.
“LDK beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024. Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht, në pozicione bardhë e zi. Ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus. Përkundrazi, s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata, e as me shoqërinë civile”, ka shkruar Haziri në Facebook.
LDK-ja është shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke u deklaruar si “partia më e gatshme”.
Zyrtarë të saj kanë thënë se po të mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme, LDK-ja do të ishte në garë për vendin e parë.
-
Haziri: Ka me iu dalë tymi atyre që LDK-së iu largohen nga bashkëpunimi
-
LDK: Kurti të dorëhiqet, pastaj zgjedhje
-
Rukiqi: Rruga e vetme për zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e Kurtit
-
LDK-ja thotë se s’pranon “të instrumentalizohet”, kërkon dorëheqjen e Kurtit
-
Haziri: Kurti është dorëzuar politikisht