Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, raporton Ekonomia Online.
Dorëzimi i dekretit të shtetësisë është bërë në një ceremoni të veçantë në zyrën e Presidencës.
Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është konsideruar një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe një zë i fuqishëm në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë vite të tëra aktive në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./EO
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu ua dorëzon dekretin e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit
-
DioGuardi: Kosova duhet ta ketë presidentin, armiqtë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan
-
Nesër u dorëzohen dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit
-
Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas
-
Haxhiu uron Shiroka-Pulën: U përmbyll një proces i gjatë