Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë të hënën dekretet e shtetësisë së Republikës së Kosovës Joe dhe Shirley Cloyes DioGuardit.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Presidentes, ceremonia do të mbahet në orën 11:00, në Kabinetin e Presidentes.
Siç bëhet e ditur, Haxhiu do t’ua dorëzojë zyrtarisht dekretet e shtetësisë së Kosovës dy figurave të njohura për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës.
Tutje thuhet se ceremonia do të jetë e hapur për mbulim nga ekipet mediale.
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu ua dorëzon dekretin e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit
-
Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit
-
DioGuardi: Kosova duhet ta ketë presidentin, armiqtë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan
-
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes
-
Haxhiu: Kosova ka nevojë për institucione të forta e funksionale, jo pritje e vonesa të reja