TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Haxhiu, Joe ve Shirley DioGuardi'ye vatandaşlık kararnamelerini sunuyor.

albulena haxhiu

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, raporton Ekonomia Online.

Dorëzimi i dekretit të shtetësisë është bërë në një ceremoni të veçantë në zyrën e Presidencës.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është konsideruar një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe një zë i fuqishëm në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë vite të tëra aktive në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./EO