Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Kosovës në Teksas të Shteteve të Bashkuara.
Haxhiu ka njoftuar në Facebook për nënshkrimin e dekretit.
“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës. Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç. Me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
-
Haxhiu: Mënyra më e mirë për të nderuar mbështetjen amerikane, ndërtimi i shtetit të denjë
-
Haxhiu dekreton disa ligje, edhe atë për anëtarësimin në Bordin e Paqes
-
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë për zgjedhjen e presidentit
-
Haxhiu dekreton Zejnulla Gashin për Kryeprokuror të Shtetit
-
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE