Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të mirë sanksionimin nga SHBA-ja të grupeve të krimit të organizuar në veri, me në krye Zvonko Veselinoviq e Milan Radojçiq.
Haxhiu ka thënë se grupe të tilla kriminale nuk e kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës.
“Lajm jashtëzakonisht i mirë saksionimi i grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq. E kemi theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës. Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyret e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjell rend e ligj në atë pjesë të Republikës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e ShBA-ve mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
-
Haxhiu thotë se nuk e di nëse institucionet e drejtësisë po veprojnë ndaj grupit të Veselinoviqit
-
Haxhiu: Institucionet do të ndërmarrin veprime në veri, nëse shkelet obligimi për respektimin e simboleve
-
Haxhiu: Ndërkombëtarët t'i bëjnë presion Serbisë t’i dorëzojë kriminelët
-
Haxhiu: Serbia ka organizuar arratisjen e disa të burgosurve për ta dëmtuar rendin publik të Kosovës
-
Haxhiu: Aksionet në veri përpjekje për të shtrirë sovranitetin, ndërkombëtarët të na përkrahin