Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë, pasi në Skenderaj u sulmuan zëvendësministri në detyrë i Financave, Hysni Mehani dhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Bahri Zabeli. 

“Dhuna fizike në jetën publike është cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë së qytetarëve, i lirisë së veprimit politik dhe i vetë kulturës demokratike. Mandati publik nuk është strehë për arrogancë, as mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik. Ftoj organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë dhe të japë përgjegjësi para ligjit. Hysni Mehanit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet e tij publike.  Familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve u bëj thirrje për përmbajtje, qetësi dhe besim në institucionet e Republikës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo


 

Lexo përditësimet tjera
Sami Lushtaku & Hysni Mehani / KOHA

Mehani i VV-së u rrah në Skenderaj, Lushtaku thotë se qytetarët reaguan pas etiketimit ‘Sami Serbia’

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Skenderaj, Hysni Mehani dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë...