Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se proces të vettingut do të ketë edhe në sistemin e Policisë. Sipas saj, rrethanat në veri kanë bërë që të ketë edhe më shumë dakordim për këtë proces.
Të martën, Haxhiu ka paraqitur pakon e dokumenteve për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, para komisionit ad-hoc të Kuvendit për vetingun. Ajo u shpreh se janë marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Patëm kërkuar që ta kemi një opinion nga Venecia dhe opinioni i tyre ndonëse nuk e përkrah 100 për qind atë që e ka propozuar Qeveria për një vetting të përgjithshëm, të sistemit të drejtësisë, ne megjithatë kemi marrë për bazë ato vërejtje. Jemi pajtuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe e dimë që këto rekomandime nuk janë të obligueshme, ne e kemi bërë këtë, madje në seancën e Komisionit të Venecias ku u diskutua Projektligji për Byronë Kosovare të Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, morëm fjalë të mëdha nga komisioneri, i cili deklaroi se Kosova është shembull i marrje së rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, deklaroi Haxhiu.
Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, tha se duhet të ketë proces të vettingut edhe për sistemin e sigurisë, ndërsa Haxhiu shtoi se për këtë po merret Ministria e Punëve të Brendshme.
“Është më e lehtë dhe siç e dini, ne e kemi në program edhe vettingun në sistemin e policisë. MPB-ja është duke punuar në këtë drejtim dhe rrethanat në veri ka bërë që mos të dakordohemi më shumë në këtë proces. Është më lehtë sepse nuk ka nevojë për ndryshime Kushtetuese”, tha ajo.
Ministrja e Drejtësisë, e pyetur se a do të sigurohet vota e deputetëve joshumicë për ndryshime kushtetuese, deklaroi se ky proces është sfidues, derisa kërkoi ndihmën e partive opozitare dhe të bashkësisë ndërkombëtare./eo
-
Paralajmërohet vetting edhe për Policinë e Kosovës
-
Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë
-
Haxhiu pranon se Vettingu nuk është ai që është premtuar nga Vetëvendosja
-
Haxhiu: Uroj që vettingu të mos e ketë fatin e Ligjit për KPK-në, në kuptim të vonesave në Kushtetuese
-
Diskutim për amendamentet kushtetuese për vettingun