Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një prononcim për media ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016, për 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, ka qenë kërkesë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ajo ka thënë se sado që ai vendim i Kushtetutës ka qenë i padrejtë, duke e pasur parasysh rendësi që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm ka ë konsideruar që duhet të adresohet kjo çështje.
“Për interesimin e Kosovës në Këshillin e Evropës siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti na është vendosur që Kosova ta zbatojë një vendim të padrejtë të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016. Duke e pasur parasysh rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm tejet të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës por edhe vet për shtetin e Kosovës kemi konsideruar që duhet të adresohet dhe kemi vazhduar tutje. Tani përpjekja jonë është për hapat e radhës të Komiteti, Asambleja dhe tek Ministrat”, ka thënë ajo, raporton EO.
Këto komente Haxhiu i ka bërë pas konferencën me temën “Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu gjyqësor për një përgjigje gjyqësore efektive”.
-
Qeveria urdhëron që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses
-
Rashiq: Deklarata ime për pronat e Manastirit të Deçanit s’ishte plotësisht e saktë
-
Haradinaj pas deklaratave të Rashiqit: Publikut i servohen slogane patriotike çdo ditë, e realiteti del nga goja e vetë ministrave serbë të Qeverisë
-
Qeveria: Rashiqi ka ngatërruar çështjen e Manastirit të Deçanit me vizitën e Patriarkut Porfirije
-
Deputeti i VV-së: E pamundur të dërgohej drafti i Lajçakut në Kushtetuese, ka shumë probleme