Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se sa i përket emërimit të anëtarit të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë që ka, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka shtuar se meqenëse kanë kaluar të gjitha afatet për emërimin e një anëtari, kjo çështje do ta trajtojë me seriozitet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu ka deklaruar se e rëndësishme për të është që të respektohet fuqia e subjekteve politike që ia kanë dhënë qytetarët e Kosovës.
“Sa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë dhjetë anëtarë për momentin në KQZ, në total janë 11 anëtarë. Duke qenë se kanë kaluar të gjitha afatet për emërim edhe të një anëtari unë do ta trajtoj këtë çështje me seriozitetin më të lartë. E rëndësishme ka qenë për mua që të kuptoj nëse do të bllokohet KQZ në rast se nuk e ka një anëtar, kam marrë informacione që asgjë nuk rrezikohet nga kjo situatë, prandaj do të veproj në përputhje me përgjegjësitë atëherë kur e konsideroj që duhet të veproj. I kam dy kërkesa njëra nga VV-ja e tjetra nga PDK-ja, por ju e dini që mendimi im për këtë është tash e sa kohë jo prej momentit kur unë e kam marrë detyrën…nuk e di a do të ketë, do të shohim a do të ketë por e rëndësishme për mua është që të respektohet fuqia e subjekteve politike që ia kanë dhënë qytetarët e Kosovës, pra fuqia, proporcionaliteti, përfaqësimi, besoj që janë shumë të rëndësishme”, ka thënë ajo.