Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

DnV: KQZ-ja mbeti me 10 anëtarë, Haxhiu duhet ta plotësojë përbërjen

kqz

Foto: Driton Paçarada

Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar se ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, sot, me emërimin  e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka përmbyllur përbërjen e plotë të këtij institucioni. 

Në një komunikatë për media, DnV-ja ka deklaruar se KQZ-ja ka mbetur me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë.

Tutje thuhet se  për DnV-në, argumenti se KQZ-ja mund të funksionojë edhe me 10 anëtarë nuk mund të shërbejë si arsyetim për moskompletimin e saj.

“Kushtetuta e ka përcaktuar përbërjen e KQZ-së dhe respektimi i saj nuk mund të varet nga vlerësimi nëse mungesa e një anëtari e pengon apo jo punën e përditshme.  Normalizimi i një praktike të tillë krijon precedent të dëmshëm, dobëson sigurinë juridike dhe cenon besimin në institucionin që ka përgjegjësinë kryesore për administrimin e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatë.

Demokracia në Veprim i ka bërë thirrje Haxhiut që pa vonesë ta përmbyllë procesin dhe ta kompletojë KQZ-në me anëtarin e njëmbëdhjetë. 

Sipas DnV-së, emërimi duhet të bëhet në përputhje me modelin strikt të përfaqësimit të grupeve parlamentare, të zbatuar në praktikën institucionale deri në ciklin e fundit, ku grupet përfaqësohen fillimisht në mënyrë të barabartë dhe vendet shtesë plotësohen sipas radhës së grupeve më të mëdha.

Lexo përditësimet tjera
Betimi i anëtarëve të KQZ-së

Betohen 10 anëtarë të KQZ-së, për të 11-in ende nuk është vendosur

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë betuar të hënën para ushtrueses së detyrës...