Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është në pritje të kandidaturave për të thirrur seancën për zgjedhjen e presidentit.
Në deklarimin e saj për media pas takimit që zhvilloi me kryetarët e komisioneve parlamentare, Haxhiu theksoi se sapo t’i ketë nënshkrimet nga kandidatët për president, do të veprojë në lidhje me thirrjen e seancës për zgjedhjen e tij.
“Sapo t’i kem nënshkrimet nga kandidatët, do ta thërrasim seancën dhe do të procedojmë me të. Paraprakisht duhet të ketë takime”, deklaroi ajo, duke shtuar se, ndonëse sipas disa interpretimeve gjithçka duhet të përfundojë deri më 4 mars, ajo nuk mund të veprojë pa u plotësuar kushti i nënshkrimeve.
Haxhiu tutje njoftoi se është vendosur që takimet me kryetarët e komisioneve të jenë të rregullta, me synim rritjen e efikasitetit dhe shmangien e vonesave.
“Disa ligje janë të gatshme dhe u dakorduam që të vazhdojmë pa vonesa. Shembujt e kaluar kur projektligjet kanë mbetur për vite në komisionet parlamentare duhet të marrin fund”, theksoi Haxhiu.
Në fokus të diskutimit ishte edhe plotësimi i pozitave që varen nga Kuvendi.
Sipas saj, janë 36 vende që duhet të plotësohen, ndërsa 14 prej tyre kërkojnë inicim të drejtpërdrejtë nga Kuvendi.
-
Kuvendi para një vendimi tjetër të rëndësishëm
-
Haxhiu: Sapo t’i kem nënshkrimet nga kandidatët, e thërras seancën për zgjedhjen e presidentit
-
Haxhiu takon kryetarët e partive në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive
-
Të premten, Haxhiu mbledh kryetarët e partive për seancën konstituive
-
Caktohet seanca konstituive, partitë përballen me afatin për presidentin