Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje nuk është pranuar kandidimi i Albin Kurtit për kryetar të kësaj partie dhe këtë kushtëzim ajo e ka quajtur të papranueshëm.
Në një postim në Facebook, deputetja Haxhiu ka bërë thirrje që të zhvillohet demokracia në partinë e saj, derisa ka shtuar se përveç Kurtit edhe anëtarët tjerë mund të kandidojnë për kreun e partisë.
“Demokracia nënkupton edhe shprehje të lirë të vullnetit. Ata që thërrasin për demokraci, duhet ta lejojnë zhvillimin e saj, të mos e pengojnë atë.
Për mua si aktiviste e deputete, është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit, këtë e them hapur dhe me zë të lartë sa herë të jetë nevoja”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Dhe jo vetëm për Albinin, kushëdo që do të kandidoj për Kryetar të Lëvizjes, e ka këtë mundësi bazuar në dokumentet tona themeltare. Sa më shumë aq më demokratike. Tek e fundit, anëtarësia jonë janë ata që vendosin, jo aklamacioni, ka shkruar ajo.