Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas verifikimit të listave për deputetë.
Ajo përmes një postimi në Facebok ka shkruar se kryetari i VV-së Albin Kurti, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare. Sipas saj “kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit”!
“Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”, ka shkruar ajo.
Pas saj Haxhiut ka reaguar edhe Arbërie Nagavci. Ajo ka shtuar se Albin Kurti është lideri që gëzon mbështetjen më të madhe qytetare.
“Është lider i pakontestueshëm, ishte dhe do të jetë Kryeministri më i suksesshëm. Çdo betejë na ka forcuar, secilën sfidë e kemi tejkaluar, e fitoret i kemi të garantuara se qëllimet i kemi të drejta”, ka thënë ajo.
-
Albulena Haxhiu flet për takimet e Kurtit e Osmanit me partitë politike
-
Haxhiu, optimiste për marrëveshje me LDK-në – një deputet i VV-së shpreh dyshime
-
Haxhiu optimiste për arritjen e marrëveshjes VV-LDK: Do të kemi rezultate pozitive
-
Haxhiu për zhvendosjen e deputetëve të GUXO-s në listën e LDK-së: Qytetarët do t’i gjykojnë
-
Vetëvendosje e nominon Kurtin kandidat për kryeministër