Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dënimit me 10 vjet burg të Zoran Vukotiqit për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Haxhiu e ka konsideruar dënimin e Vukotiqit si “lajm shumë të mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës”.
“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Supremja vërteton dënimin ndaj Vukotiqit me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës
-
Vukotiq edhe në rigjykim dënohet me 10 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
-
Reagimet e liderëve për dënimin e Vukoviqit
-
Gjykata Themelore dënon Zoran Vukotiqin me 10 vjet burgim
-
Serbia e quan turp dënimin e dhunuesit të grave në Kosovë