Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reagimet e liderëve për dënimin e Vukoviqit

krimet e luftes

Liderë dhe përfaqëues partish në vend kanë reaguar pasi Zoran Vukotiqit iu shqiptuan 10 vjet burg, nën akuzat për dhunim gjatë luftës.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se drejtësia është e domosdoshme, “edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë”. Ai ka thënë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe përkrahjen shoqërore, për të luftuar stigmën që i përcjellë.

“Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, ka shkruar në Facebook.

Dënimin e Vukotiqit, presidentja Osmani e ka cilësuar si përparim të rëndësishëm, derisa ka thënë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

“Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra gra të tjera kosovare që nuk e kanë marrë atë”, ka shkruar në Tëitter.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se krimet e luftës as nuk vjetërsohen dhe as nuk harrohen, duke potencuar se dënimi i Vukoviqit për dhunim gjatë luftës, duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për t’i sjellë drejtësi secilit kriminel që sot është i lirë.

Kreu i partisë opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se s’mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, “pa u vënë para drejtësisë secili person përgjegjës për këto dhunime”.

Krasniqi ka thënë se që nga paslufta, kriminelët serbë janë mbajtur të fshehur, duke thënë se rasti i dënimit të Zoran Vukotiqit, është i pari.

“Përderisa duhet të angazhohemi që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të gjejnë integrimin e plotë në mesin tonë, duhet po ashtu të inkurajojmë organet tona të drejtësisë që të mos ndalen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit”, ka shkruar ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm