Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka dënuar gjuhën përçarëse dhe seksiste të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, gjatë seancës parlamentare të martën.
Haxhiu fillimisht foli për deklaratën e Gecit ku i uroi ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë fat të njëjtë sikurse Naim Murselit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes.
“Keni qenë dëshmitarë të seancës që përveç i kam tërhequr vërejtjen deputetit Geci, në kërkesën për replikim ndaj përfaqësuesit të PDK-së, nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë. Është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të UÇK-së”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu paralajmëroi se në seancën e sotme do ta dënojë edhe gjuhën seksiste të Gecit ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, të cilës i tha “gru e keqe, i ke bo 100 vjet hala s’je martu”.
“Edhe sot në seancë do të mbaj qëndrim për këtë çështje dhe e dënoj gjuhën seksiste kundrejt Çitakut”, ka thënë ajo.
LEXO EDHE:
-
Haxhiu për deklaratat e Gecit: Përçarëse dhe të papranueshme, deputetët ta ruajnë nivelin e debatit
-
Deputetët e VV-së distancohen nga deklarata e Gecit
-
Deputeti i VV-së: Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin
-
Haxhiu: Sulmet seksiste, mizogjene ndaj meje, të papranueshme
-
Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit