Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haskuka mohon shndërrimin në karantinë të Parkut Inovativ Trajnues në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shprehur qëndrimin se Parku Inovativ Trajnues në Prizren aktualisht nuk do të shndërrohet në karantinë për menaxhimin e situatës me COVID-19.

“Momentalisht diçka e tillë nuk është në tavolinë, edhe pse ka qenë si ide”, ka deklaruar Haskuka gjatë një konference për media.

Sipas tij janë identifikuar vende tjera alternative, “për të cilat është duke u punuar që të krijohen kushte, nëse ka nevojë për karantinë”, raporton KOHA.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës ka kërkuar që Parku Inovativ Trajnues në Prizren të përgatitet menjëherë si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor, duke u shërbyer me planin operativ, i cili ishte aplikuar me rastin e tërmetit në Shqipëri, ku u strehuan të prekurit atje.