Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e 19 majit në komunat veriore do të jenë shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve përmes votës së lirë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar, se këto zgjedhje konfirmojnë përpjekjet e institucioneve për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë e përbashkët, Kosovën.
“Duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, uroj që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj: Në veri u dëshmua pjekuria në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
-
Haradinaj fton partitë politike të garojnë në zgjedhjet e 19 majit në veri
-
Haradinaj: Aleanca dëshmoi forcë dhe stabilitet politik në gjithë vendin
-
Voton Haradinaj, fton qytetarët të votojnë
-
Haradinaj: Po vjen koha e ndryshimit