Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se procesi zgjedhor pa probleme në katër komunat veriore është pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre”, ka thënë më tej.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Zgjedhjet në veri konfirmojnë përpjekjet për paqe të qëndrueshme
-
Haradinaj: Aleanca dëshmoi forcë dhe stabilitet politik në gjithë vendin
-
Haradinaj-Kurtit: Dorëheqje në veri, jo rrëzim me peticion
-
Kurti: Po bëhemi gati për zgjedhjet në veri
-
Haradinaj: AAK-ja i ka fituar gjashtë komuna, në balotazh jemi për Istogun