Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Vuçiq po ndihet i fortë tash kur kemi Qeveri të shkarkuar e presidente të dobët në detyrë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj reagimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka thënë se Vuçiqi po ndihet i fortë në këtë moment kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një president të dobët në detyrë.

“Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër shtetit tonë! Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë. Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shtuar se në mandatin e tij si president do të anëtarësohet Kosova në NATO. Haradinaj ka thënë se në mandatin e tij si president, Kosova do të anëtarësohet në NATO, që sipas tij, kjo do të ishte përgjigja më e mirë ndaj deklaratave luftënxitëse të Vuçiqit.

“Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s! Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!”, është shprehur Haradinaj.

Aktualisht ushtruese e detyrës së presidentes është Vjosa Osmani.