Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA-në.
“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, deklaroi Haradinaj në pyetjen se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit, pasi që Shqipëria votoi kundër.
“Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën”, tha Haradinaj për televizionin publik.
Këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Por, kjo deklaratë u kundërshtua nga shumica e shteteve në OKB, përfshirë edhe Shqipërinë.
Kryeministri Haradinaj tha se “nuk e komentoj vendimin e shtetit shqiptar”, derisa evokoi kujtime nga lufta e fundit kur shteti dhe lobi izraelit kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës.
-
Netanyahu i kënaqur me numrin e vendeve që nuk votuan rezolutën
-
Shqipëria voton rezolutën e OKB-së për Jerusalemin kundër Trumpit
-
SHBA “do t’i shkruajë emrat e atyre që votojnë kundër njohjes së Jerusalemit” në OKB
- Kosova në (qorr)sokakun e Jerusalemit
- Palestina si vijë ndarëse mes Prishtinës dhe Tiranës