Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar angazhimin e këshilltarit të tij politik, Avni Arifi, i cili është emëruar ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Arifi gjatë këtyre viteve ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim në fuqizimin e institucioneve të vendit, transmeton Koha.net.
“Bashkëpunimi i afërt me Avni Arifin, këshilltarin e parë që në fillimet e mia si politikan dhe aktualisht Shefin e Stafit në Zyrën time politike, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Gjatë tërë këtyre viteve e vlerësoj mbi të gjitha integritetin e tij në të gjitha aspektet dhe profesionalizmin e dëshmuar në të gjitha periudhat, për ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve të vendit”, ka thënë ai.
Haradinaj ndër të tjera ka shkruar se do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe në misionin e tij si ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe.
-
Avni Arifi fillon punën si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Arifi dekretohet ambasador në Emiratet Arabe
-
Themelohet Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës
-
Ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzoi letrat kredenciale
-
Hoti uron Bidenin, thotë se është i përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në