Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një telegraf urimi presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden.
Ai ka thënë se është I përkushtuar që të punojë me administratën e Bidenit për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro-Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit.
“Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol vendimtar. Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro - Atlantik dhe për t'u bërë një bartës i stabilitetit”, thuhet në letër, njofton Kryeministria.
Nga Kryeministria thuhet se Hoti e ka siguruar Bidenin, se Qeveria e Kosovës, e të gjitha partitë e saj politike, pozitë e opozitë, janë të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me SHBA-në.
Hoti po ashtu thuhet se ka shperhur mirënjohjen për ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe administratën e tij, për siç ka thënë ai, mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë dhe integrimet ekonomike rajonale.
-
Hoti i shkruan Blinkenit: Jemi të përkushtuar që të arrihet marrëveshje normalizimi me Serbinë
-
Hoti e uroi presidentin e SHBA-së me anglishte të dobët, falënderoi Trumpin
-
Osmani: Në krye të SHBA-së prej sot është miku i Kosovës
-
Hoti: Kosova ka marrë garanci nga SHBA-ja se marrëveshja e 4 shtatorit do të zbatohet
-
Liderët kosovarë urojnë Bidenin