Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka shkruar një letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, duke e uruar atë për postin e ri.
Ai në letër i ka thënë Blinkenit se është i përkushtuar që të punojë me SHBA-në për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje të normalizimit mes Kosovës e Serbisë, të bazuar në njohje reciproke.
U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes për Republikën e Kosovës, si një shtet i pavarur, shumetnik, demokratik dhe i integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike.
Z. Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t'u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit. Kosova është e përkushtuar të punojë me ju, si dhe me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik”, shkruan në letër të Hotit.
-
Blinken i shkruan Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën të përqendrohet në njohje reciproke
-
SHBA-ja-Kurtit: Marrëveshja me Serbinë për njohje të ndërsjellë, thelbësore për Kosovën
-
Blinkeni sërish kërkon nga Vuçiqi njohjen reciproke me Kosovën
-
Hoti uron Bidenin, thotë se është i përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në
-
Hoti: Jam i kënaqur me koordinimin BE-SHBA për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi