Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se është i kënaqur me koordinimin mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot është takuar me emisarin Special të BE-se për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer.
Hoti ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet në dialog deri me tani dhe takimin e nesërm të nivelit të lartë.
“Jam shume i kënaqur që po shoh koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti i shkruan Blinkenit: Jemi të përkushtuar që të arrihet marrëveshje normalizimi me Serbinë
-
Hoti zhvillon bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, i njofton për dialogun Kosovë – Serbi
-
Hoti: Janë bërë përafrime në draftimin e marrëveshjes finale
-
Pompeo: SHBA-ja e gatshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Hoti: Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë