Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me, siç tha, “besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur”.
Bideni u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të amerikan.
“Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden. Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-në janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale”, tha Osmani.
Bideni ka vizituar Kosovën për herë të fundit në vitin 2016, derisa ka qenë duke shërbyer si nënpresident i Shteteve të Bashkuara.
Ai vazhdimisht ka shprehur mbështetje për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se shtetësia e saj është e pakthyeshme.
Në vitin 1999, Bideni, atëbotë senator, i ka mbështetur edhe sulmet e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, për ndaljen e dhunës në Kosovë. \ Rel
-
Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë
-
Epoka e Bidenit, si ndryshoi qasja e SHBA-së nga njohja në qendër te njohja eventuale
-
Krerët institucionalë: Tërheqja e Bidenit nga gara shënon fundin e një epoke
-
Osmani në mesin e liderëve botërorë: Hera e parë që Kosova u përfshi në një samit të NATO-s
-
Biden: Inkurajojmë Kosovën t’i përmbushë obligimet e dialogut me Serbinë