Avni Arifi ka bërë të ditur se sot ka filluar punën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Arifi përmes një publikimi në Facebook, ka shkruar se përfaqësimi i duhur i Kosovës në këtë pjesë të botës është me rëndësi të posaçme politike dhe ekonomike.
“Sot kam filluar punën e Ambasadorit tē Republikēs së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përfaqësimi i duhur i Kosovës në këtë pjesë të botës është me rëndësi të posaçme politike dhe ekonomike. Falenderoj të gjithë ata që ma besuan këtë detyrë e në veçanti Kryeministrin Haradinaj. Si gjithmonē do të jem në funksion të detyrës”, ka shkruar Arifi.
Avni Arifi së fundi ka qenë anëtar i AAK-së në Ekipin Negociator të Kosovës për negociata me Serbinë, ndërkaq, AAK-ja ende nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë zëvendësi i tij në këtë ekip.
-
Haradinaj vlerëson përkushtimin e Arifit, thotë se do jenë bashkë edhe në detyrën e tij të re
-
Arifi dekretohet ambasador në Emiratet Arabe
-
Avni Arifi lë Qeverinë për t’u bërë ambasador në Emirate
-
Ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzoi letrat kredenciale
-
Kosova pa ambasadorë në 8 shtete, opozita e cilëson dështim të Thaçit e Pacollit