Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një vizitë të rrallë, te ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nga ku ka thënë se “ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”.
Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj shtoi se falënderoi ministrin, personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës për shërbimin e tyre.
“Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale. Falënderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre. Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
I pari i AAK-së më herët kishte shprehur idenë që të hapet një fond për forcimin e Ushtrisë së Kosovës, që do të krijohej me ligj dhe do t'ia mundësonte secilit shqiptar t'ia ofronte Kosovës aftësinë për mbrojtje. Ai kishte kritikuar ndarjen e 100 milionë eurove nga buxheti i Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi sipas Haradinajt, nuk ishin të mjaftueshme.
Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet...
Posted by Ramush Haradinaj on Friday, December 31, 2021
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj: Projeksioni i Qeverisë prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është nën minimum
-
Haradinaj: Qeveria nuk po trajton me dinjitet FSK-në
-
Mehaj: Lajm i mirë ndarja e 40 milionë eurove për FSK-në, gjërat po shkojnë sipas planit
-
Haradinaj: Kosova në NATO nënkupton më shumë siguri në rajon dhe botë