Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar për 8 Mars, ditën botërore të gruas. Kreu i ekzekutivit u shpreh se një shoqëri pa barazi gjinore është e mangët.
“Nuk jemi lindur të njëjtë, por të gjithë duhet të kemi të drejta të barabarta në jetë. Gratë kanë kaluar nëpër pengesa të shumta gjatë gjithë historisë, por fuqia e tyre është për admirim”, ka shkruar Haradinaj në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook, përcjell KosovaPress.
Ai tutje ka vlerësuar se roli i gruas në të gjitha fushat e jetës është i pazëvendësueshëm.
“Roli i gruas, në të gjitha fushat e jetës, është i pazëvendësueshëm. Një shoqëri pa barazi gjinore është e mangët dhe zhvillimi i vendit pa pjesëmarrjen e gruas është i pamundshëm. T'i njohim të drejtat sociale, politike, fetare e kulturore të grave, rëndësinë e potencialin e tyre dhe t'i motivojmë e ndihmojmë duke u siguruar mundësi të barabarta që ta përmbushin vizionin e tyre të suksesit”, shkruan Haradinaj në urimin e tij.
-
Haradinaj: Pozita e gruas në Kosovë është përmirësuar, por ka ende punë për t’u bërë
-
Udhëheqësit e Kosovës urojnë 8 Marsin
-
Haradinaj premton se do të luftojë për të drejtën e gruas
-
Haradinaj: Kemi qëllimin që gjendja e gruas në Kosovë të përmirësohet
-
Haradinaj: Qeveria do të punojë për avancimin e pozitës së gruas