Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në lansimin e Komentarit të Ligjit për Barazi Gjinore, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Haradinaj theksoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe të drejtat e femrës në shoqërinë kosovare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se disa zhvillime inkurajuese kanë ndodhë, mirëpo e dimë që ende ngecim si Kosovë dhe arsyet e ngecjes janë të shumta, por ato që janë në kapacitetin tonë, do t’i trajtojmë, në mënyrë që të mos ngecim”, ka thënë Haradinaj.
Ai heksoi se prezantimi i Komentarit sot, është kontribut i familjarizimit të mëtejmë të të gjithëve me këtë temë, përfshirë vendimmarrësit, planifikuesit dhe atyre që zbatojnë ligjin.
“Shpreh zotimin tim, por edhe të Qeverisë që e udhëheq, që do të jemi bashkë në avancimin e pozitës së femrës dhe të barazisë gjinore", tha ai.
Haradinaj shprehu keqardhje për numrin jo të duhur dhe jo të drejtë të përfshirjes së gruas në kabinetin qeverisës, mirëpo kjo nuk duhet të jetë pengesë për të vazhduar trajtimin e temës me seriozitetin më të madh.