Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Kemi qëllimin që gjendja e gruas në Kosovë të përmirësohet

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”, që u organizua nga Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, njofotn kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Duke uruar që 8 Marsi i vitit që vjen të jetë me më shumë rezultate në avancimin dhe ngritjen e vetëdijes së ndërsjellë, Haradinaj, tha se porosia e ditës së sotme është edhe një kthim në vëmendje për një temë që në Kosovë është në fazë të hershme dhe që e obligon shumë vendin tonë.

Një pjesë e vështirësive për barazinë gjinore, Haradinaj tha se vjen edhe nga mënyrën e jetesës në të kaluarën, e zhvillimit ekonomik, që është jo proporcional në raport qytet-fshat.

Me këtë rast, ai foli edhe për të drejtën në pronë, duke theksuar se është momenti i fundit që kjo çështje të rregullohet dhe trashëgimia t’u lihet të gjithë fëmijëve, qoftë ai djalë apo vajzë.

Duke u ndalur te përfaqësimi i gjinisë femërore në institucione, ai tha se populli që është popull i Nënës Terezë është dashur të prijë me barazinë gjinore para shumë popujve tjerë.

“Nuk i ikim përgjegjësisë dhe qëllimit që gjendja të përmirësohet”, tha ndër të tjera.